Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me dy përballje interesante, të cilat shënojnë përfundimin e javës së 16-të të kampionatit. Vëmendja e tifozëve do të jetë e përqendruar në Gjakovë dhe Prizren, ku priten ndeshje me rivalitet dhe rëndësi të madhe për renditjen tabelare.
Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, skuadra e Vëllaznimit do të përballet me Trepçën, në një duel që tradicionalisht sjell emocione dhe rivalitet të madh në parket. Ndërkohë, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi do të presë Rahovecin 029, në një tjetër sfidë që pritet të jetë e fortë dhe e luftuar deri në fund.
Orari i ndeshjeve të së dielës:
- 17:00 – Vëllaznimi vs Trepça
- 19:45 – Bashkimi vs Rahoveci 029
Të dyja ndeshjet pritet të ofrojnë basketboll cilësor dhe rivalitet të theksuar, duke i dhënë një mbyllje interesante javës së 16-të të Superligës./04 Online














































