Superkompjuteri i Opta parashikon kampionin e Champions League për sezonin 2025/26

0
63

Mbrëmë është mbyllur java e dytë e fazës së Ligës në Champions League, për këtë sezon.

Pas dy ndeshjeve, Bayern Munich, Real Madrid, PSG, Inter, Arsenal, Dormund dhe Qarabag janë në krye të tabelës me nga 6 pikë, skuadrat e vetme që kanë arritur nga dy fitore.

Pas javës së dytë, faqja e njohur sportive ”Opta” ka publikuar parashikimet për fituesin e edicionit 2025/26 në Champions League.

Superkompjuteri aktualisht si favorit e cilëson skuadrën e Arsenalit, me 18.09%.

Pas tij Liverpuli shihet si favorite tjetër, me 14.78% derisa PSG renditet e treta me 13.98%.

Ndërkohë Manchester City, Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Inter, Chelsea e Newcastle renditen në top 10 favoritet.

Ndërsa pesë skuadra e fundit që nuk shihen favorite fare për ta fituar Ligën e Kampionëve janë: Qarabag, Olympiacos, Ajax, Pafos dhe Kiriat Almaty, me gjasa 0.00 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here