Super ‘Bad News Eagles’, kualifikohen në gjysmëfinale

0
149

Bad News Eagles është kualifikuar për në gjysmëfinale të turneut “ESL Challengers”, që po mbahet në Melbourne të Australisë.

Ekipi kosovar në CS:GO fitoi me rikthim nga 0:1 në 2:1 ndaj ekipit kinez, Rare Atom.

BNE-ja në gjysmëfinale të këtij turneu do të përballet me Grayhound, ekipin nga Australia.

Kujtojmë se fituesi i këtij turneu do të shpërblehet me 50 mijë euro.

Përveç mjeteve financiare, Bad News Eagles me një sukses të tillë eventual, do të kualifikoheshin edhe në ligën më të madhe “ESL Pro League”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here