Sulmuesi kroat do ta ketë rrogën 1 euro në muaj

0
279

Një euro në muaj.

Kaq do të jetë paga e sulmuesit kroat Nikola Kaliniq, i cili ka nënshkruar pesë mujore për skuadrën Hajduk Split.

Ky njëherit është transferi më interesant i afatit kalimtar i cili zyrtarisht ka nisur më 1 janar.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i klubit kroat, Mindaugas Nikolicius.

Ai tha se kjo ishte marrëveshje më e lehtë që e kishte arritur gjatë këtyre tre viteve.

Sipas tij, futbollisti i njohur po kthehet për dashurinë e pastër për Hajdukun.

“Kaliniq ka vetëm një synim, të ndihmojë Hajdukun që të fitojë titullin dhe të jetë Kampion i Kroacisë pas 19 vitesh”, tha ai.

35 vjeçari kishte qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura si: Roma, Milan, Atletico Madrid.

Ai po ashtu ishte edhe reprezentues i kombëtares së Kroacisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here