Në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje.
I dyshuari është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij.
“Prizren 21.07.2023-21:35. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën f/k-gjyshen e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online