Sulmoi fizikisht inspektorët komunal pas një mosmarrëveshje, arrestohet prizrenasi

0
304

Një rast i sulmit është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në lidhje me lëshimin e një procesverbali ka sulmuar fizikisht inspektorët komunal.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:30 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Nga policia kanë njoftuar se njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërkaq me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“SULM / Rr. Ali Hadri, Prizren 28.10.2022 – 10:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në lidhje me lëshimin e një procesverbali ka sulmuar fizikisht inspektorët komunal. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit,  rasti  procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here