Në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 19.07.2023, 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online