Është sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa njësia policore ka qenë duke zbatuar një urdhër verbal të prokurorit për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren rreth orës 16:50.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.