Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person ka përfunduar në spital, për shkak se dyshohet që ishte cak i një sulmi fizik.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren, kanë bërë me dije se 29-vjeçari është dërguar atje pasi kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, ku një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar viktimën, sipas të cilit derisa po ecte në rrugë, dy persona e kanë sulmuar fizikisht.
Të njëjtat burime thonë se njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit, ndërkohë që me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.