Një autobus që po udhëtonte drejt Gjermanisë, është sulmuar sot në Serbi.
Sulmi ka ndodhur para se autobusi të hynte në aksin Nish-Beograd.
Indeksonline raporton se nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, fatmirësisht.
Ndërkohë, janë siguruar edhe fotografi nga autobusi që u sulmua me gur, ku shihet se xhami i përparëm i autobusit është dëmtuar.