Gjyqtari nga Prizreni, Ardit Halilaj është sulmuar gjatë ditës së djeshme.
Raportohet se ai u sulmua në Ferizaj, nga disa persona të panjohur, pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Parë, mes Dinamo Ferizajit dhe Suharekës, shkruan IndeksOnline.
Halilaj pas sulmit ka qëndruar në spital duke marrë ndihmën e parë, e më pastaj ka dhënë edhe deklaratë në stacionin e Policisë në Ferizaj.
Ndeshja mes Dinamo Ferizajit dhe Suharekës, përfundoi me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat 2-1./IndeksOnline/