Sukses i madh për KM “Kolosi” në Turneun Ndërkombëtar “Trofeu i Paqes” në Han të Elezit

0
97

Klubi i Mundjes “Kolosi” mori pjesë në turneun prestigjioz me katër mundës, duke u kthyer me dy medalje të çmuara, një të artë dhe një të argjendtë, shkruan 04 Online.

Jasin Gërbolli shkëlqeu në këtë turne, duke zhvilluar katër duele të forta ndaj kundërshtarëve nga Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, për t’u shpallur kampion i padiskutueshëm në kategorinë e tij.

Lendrit Bojaxhiu tregoi një performancë të jashtëzakonshme, duke siguruar medaljen e argjendtë në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare.

Dy talentët e rinj të klubit, Rrahman Krasniqi dhe Siar Xhoxhaj, debutuan me paraqitje premtuese. Si mundës me perspektivë, ata konsiderohen të jenë emra për të ardhmen e mundjes dhe pritet të shkëlqejnë në garat e ardhshme.

Me këtë paraqitje, KM “Kolosi” dëshmon se po rrit një gjeneratë të re kampionësh dhe mbetet një ndër klubet më aktive në skenën vendore të mundjes./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here