Një rast i dhunës në familje është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, ish-bashkëshorten e tij.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:50 në Suharekë.
Nga policia kanë theksuar se viktima ka marrë tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE / Suharekë 21.10.2022 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (ish bashkëshorten e tij). Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.