Një rast i dhunës në familje dhe lëndim i lehtë trupor është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare.
Si pasojë e dhunës, viktima kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 11:06 në Suharekë.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Suharekë 06.06.2022 – 11:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së./SO