Suharekë, shkoi te shtëpia e ish-gruas për të marrë fëmijën, arrestohet e i sekuestrohet pistoletë, fishekë, thikë e antiplumb

0
599
Foto: Ilustrim

Një rast i dhunës në familje, armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te shtëpia e familjes së viktimës femër kosovare për të marrë fëmijën e tij të cilin e kishte pasë me viktimën që kishte bashkëjetuar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 9 shtator rreth orës 23:00 në Suharekë.

Nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me dy fishek, një thikë dhe një antiplumb të cilin e kishte pasur të veshur në trup.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE /KANOSJE Suharekë 09.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te shtëpia e familjes së viktimës femër kosovare për ta marrë fëmiun e tij të cilin e kishte pas me viktimën që kishte bashkëjetuar. Nga i dyshuari është janë sekuestruar një pistoletë me dy fishek, një thikë dhe një antiplumb të cilin e kishte pasur veshur në trup. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./SO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here