Një grua nga Suhareka ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, shkruan 04 Online.
Sipas informacioneve të para, rasti është paraqitur nga nëna e vajzës, e cila ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të lokalizuar të miturën.
Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Suharekë / 14.02.2025 – 13:00. Më 16.02.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online