Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Ai dyshohet se bashkë me vëllain e tij e kanë sulmuar me mjete të forta shokun e tyre, me të cilin ishin duke qëndruar në një kafiteri.
Sipas Policisë, ata dyshohet se së bashku kishin konsumuar pije alkoolike.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është në arrati.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Fsh. Mushtisht, Suharekë 18.02.2023 – 02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se, së bashku me vëllain e tij, për motive deri më tani të panjohura kanë sulmuar me mjete të forta (dyshohet kondak arme) viktimën mashkull kosovar, shokun e tyre, me të cilin kishin qenë duke qëndruar në një kafiteri dhe dyshohet se vazhdimisht së bashku kishin konsumuar pije alkoolike. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është ende në arrati. Rasti në proces hetimor.”