Një burrë ka pësuar lëndime trupore derisa ka qenë duke punuar.
Sipas Policisë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pasi që derisa ai ishte duke punuar në vendin e tij të punës ka lënduar dorën. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë në Suharekë dje rreth orës 12:20.
Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.