Një person ka pësuar lëndime aksidentalisht në një incident të raportuar në Policinë e Kosovës në këtë komunë, shkruan 04 Online.
Sipas burimeve, viktima, një mashkull kosovar, ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është liruar për trajtim të mëtejshëm në shtëpi.
Autoritetet policore kanë konfirmuar se rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Suharekë / 26.02.2025 – 17:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar aksidentalisht ka pësuar lëndime. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online