Në stacionin policor të Suharekës është raportuar një rast i dëmtimit të varrezave apo kufomave.
Një grua ka raportuar se në oborrin e shtëpisë ku më parë kishte gjurmë varrezash, dikush ka gërmuar.
Policia ka nisur hetimet.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në raportin e PK-së.