Suharekë, “Ndrysho deklaratën në Polici, ose me ty merret dikush tjetër”, 45-vjeçarja kërcënohet në vendin e punës

0
297

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet për një rast të kanosjes, që është denoncuar nga punëtorja e një kompanie në Suharekë, gjatë ditës së djeshme.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në saj të punës, ku ishte ballafaquar me një person, i cili e kishte kërcënuar për një rast të mëhershëm.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:30 në Suharekë.

Pas intervistimit me vendim të prokuroirit, palët janë liruar dhe se rasti shkon në procedurë të rregullt.

KANOSJE / Suharekë 16.06.2022 – 15:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë së Prizrenit kanë bërë me dije se i dyshuari K.K., i ka bërë presion viktimës për ta ndryshuar një deklaratë, të cilën ajo e kishte dhënë më herët në Polici, për një rast ku ishte i përfshirë vëllai i të dyshuarit.

Në deklaratën e dhënë në Polici, ajo ka ta përshkruar se si fillimisht pati një debat me të dyshuarin, derisa mosmarrëveshja kaloi në kërcënime, kur i njëjti iu ishte drejtuar me fjalët “Duhet ta ndryshosh deklaratën e dhënë në Polici brenda pesë dite, ose me ty merret dikush tjetër”.

E shqetësuar për situatën me të cilën u përball, viktima u detyrua ta njoftojë Policinë, në mënyrë që të kapet i dyshuari.

Pasi hetuesit kanë kontaktuar të dyshuarin, i njëjti ka deklaruar se ka qenë i mllefosur gjatë debatit me ankuesen dhe se nuk ka dashur ta kërcënojë atë./SO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here