Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në Bllacë të Suharekës, pas dyshimeve se ai ka kanosur verbalisht një bashkëqytetar dhe ka shtënë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje.
Gjatë kontrollit, autoritetet konfiskuan një armë gjuetie, që dyshohet të jetë përdorur në incident. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar për t’u përballur me procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
“Fsh. Bllacë, Suharekë/ 26.01.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar dhe ka shtënë me armë zjarri. Si provë materiale është konfiskuar një armë gjuetie. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online