Suharekë: I mituri që dyshohet për shitblerje të drogës kapet me policët, tentoi të ikë para stacionit

0
115

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ndodhi mbrëmë në Suharekë, pasi Policia shoqëroi në stacion policor një të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, fillimisht Policia ndali për kontroll të miturin e dyshuar që ndodhej bashkë me një person tjetër që po drejtonte një motoçikletë – por pa asnjë dokument.

Pasi Policia i ka shoqëruar të njëjtit në stacion, i mituri ka tentuar të ikë para syve të Policisë, por pasi nuk arriti është kapur me zyrtarët policorë.

Si pasojë e rezistencës së tij, një polic ka pësuar lëndime, ndërsa situata është vënë nën kontroll.

Te i dyshuari, janë gjetur rreth 10 qese me substancë narkotike, të llojit marihuanë – si dhe i është bastisur edhe banesa, ku po ashtu është gjetur drogë.

Droga që u gjet është sekuestruar nga zyrtarët policorë, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga hetuesit lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.

Ndaj tij janë iniciuar dy raste, për shitblerje të drogës dhe për sulm ndaj personit zyrtar./Gazeta Sinjali/

Leave a Reply