Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, të cilat jo rrallë herë raportohen në polici.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Greikoc të Suharekës, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën mbrëma rreth orës 19:40 një personn ka lajmëruan policinë se persona të panjohur kanë vjedhur në shtëpinë e tij.
Sipas deklaratës së ankuesit në polici thuhet se të panjohurit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar dhe deri më tani nuk është identifikuar apo arrestuar ndonjë person.