Në qytetin e Suharekës një grua ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj.
Ajo përveç dhunës së ushtruar, viktimën e kishte goditur me një kaçavidë ne dorë, dhe i ka thënë të dalë nga shtëpia.
Viktima ka pranuar tretman mjeksorë, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
“Suharekë 15.07.2023 – 10:17. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e fundit të Policisë së Kosovës.