Një femër e mitur ka pësuar lëndime të lehta trupore pas një sulmi fizik nga një grua kosovare në Suharekë, raporton 04 Online.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor. Rasti është në trajtim.
“Suharekë 04.04.2025-12:30. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, përderisa rasti është duke u trajtuar. “, thuhet nëraportin e Policisë së Kosovës./04 Online