Suharekë: Dy persona arrestohen për privim të lirisë dhe sulm fizik

0
56
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë, pasi dyshohet se kanë privuar nga liria një person dhe e kanë sulmuar fizikisht atë, shkruan 04 Online.

Sipas raportit policor, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, e kanë mbajtur viktimën në një kafiteri, ku e kanë goditur me grushte dhe e kanë kanosur. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh që viktima ua kishte të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej nga autoritetet përkatëse.

“Suharekë 28.02.2025-18:10 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull  kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri. Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here