Rastet e dhunës në familje janë njëri ndër shumë problemet që raportohen nga qytetarët në Policinë e Kosovës.
Një rast të tillë e ka raportuar një person në Stacionin e Policisë së Kosovës në Suharekë.
Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se një person ka raportuar në polici se djali i tij ka ushtruar dhunë.
Poashtu, rasti është raportuar edhe nga policia ku thuhet se viktima nuk ka raportuar për ndonjë lëndim.
Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendimin e tij pas intervistimit palët janë liruar dhe se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.