Një rast i personit të zhdukur është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
SIpas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se me 03.10.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 2 tetor rreth orës 09:00 në Suharekë.
Nga Policia kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“PERSON I ZHDUKUR / Suharekë 02.10.2022-09:00. Me 03.10.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovar e është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.