Telashet në familjet kosovare nuk po kanë të ndalur dhe kjo dëshmohet çdo ditë me raportimin e një numri të madh të rasteve ku në shumicën e rasteve janë të përfshirë bashkëshortët. Konfliktet mes tyre jo rrallëherë përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike.
Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.
Burrë e grua kanë kërkuar ndihmën e Policisë si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kanë pasur me njëri-tjetrin dhe kanë eskaluar deri në dhunë fizike.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë, ku kanë rrëfyer për problemet që kanë tash e një kohë.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”./GS