Një qytetar nga Suhareka është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës për veprën armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës të dielën rreth orës 08:15 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 16 fishekë të kalibrit 12mm.
Tutje raporti bënë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.