Suharekë | Arrestohet një person për vjedhje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

0
62

Policia ka arrestuar një mashkull kosovar pasi dyshohet se ka vjedhur një minibus dhe ka shkaktuar dëme duke goditur një automjet të parkuar, shkruan 04 Online.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë Zoraki, kalibër 9 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Suharekë / 05.04.2025 – 01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur një minibus, e më pas ka dëmtuar një automjet të parkuar. Pasi është ndaluar nga policia, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë Zoraki e kalibrit 9 mm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here