Një person është arrestuar në Suharekë pas një mosmarrëveshjeje që përfundoi me sulm fizik ndaj një tjetër personi, raporton 04 Online.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është ndaluar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Rr. Zekë Bajraktari, Suharekë / 24.04.2025 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online