Suharekë: Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të narkotikëve

0
61
Foto: Ilustrim

Në Suharekë, gjatë një kontrolli në veturë, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pako rizlla, një grinder dhe një qese plastike me 6.91 gram substancë të dyshuar marihuanë, raporton 04 Online.

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Brigada 123-Suharekë/ 27.04.2025-00:30.  Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar :  dy pako rizlla , një grinder dhe një qese plastike  me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 6.91 gram. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here