Një mashkull kosovar është arrestuar në Suharekë pasi gjatë një kontrolli policor ka tentuar të hedhë nga vetura një qese me substancë të dyshuar narkotike, raporton 04 Online.
Policia ka sekuestruar qesen, e cila përmbante 7.39 gramë marihuanë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Suharekë / 05.04.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pasi ka ndaluar veturën në pikë kontrolli ka gjuajtur nga vetura një qese me substancë të dyshuar. Qesja e gjuajtur është vërejtur dhe sekuestruar nga policia dhe pas matjes ka rezultuar se bëhet fjalë për 7.39 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online