Suharekë | Arrestohet 24-vjeçari i shumëkërkuar

0
283
Foto: Ilustrim

Gazeta Sinjali mbrëmjen e së martës raportoi për arrestimin e të riut nga Suhareka, ndaj të cilit kishte disa urdhëresa aktive.  24-vjeçari ishte në kërkim për 12 raste të veprave penale, nëntë prej të cilave është dënuar me vendim të Gjykatës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Qenë Qenaj, 24-vjeçar.

Qenaj ka një dosje të pasur me vepra penale, pasi dyshohet se është përfshirë në disa raste të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, posedimit të narkotikëve e lëndim trupor.

Sipas informacioneve të cilat i posedon Sinjali, ai është arrestuar në rrugën e Reshtanit në Suharekë dhe më pas është shoqëruar në stacion policor.

Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë si dhe pajisje tjera për përdorimin e drogës, teksa para organeve të hetuesisë, ai ka deklaruar se është përdorues i narkotikëve.

Pas arrestimit, Qenaj është dërguar në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here