Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gelancë, ku janë përfshirë një veturë dhe një automjet transportues, shkruan 04 Online.
Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe një pasagjer, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Rasti është nën hetime.
“Fsh. Gelance, Suharekë, 11.02.2025 – 15:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe një automjeti transportues me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe një pasagjer mashkull kosovar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, dy prej tyre janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online