Suharekasi sulmon fizikisht një shtetas të Turqisë, ndërhynë policia

0
176

Mosmarrveshjet mes personave për çështje të ndryshme shpeshë herë përfundojnë me sulme fizike, e të cilat shkaktojnë lëndime e pasoja tjera tek viktimat.

Një rast i sulmit fizik ka ndodhur të dielën në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të infromacioneve bëhet e ditur se të dielën rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Suharekë një person, shtetas i Turqisë ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me një të dyshuar shtetas kosovar.

Sipas deklaratës së viktimës në polici thuhet se i dyshuari dhe viktima fillimisht kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete, dhe më pas shtetasi turk është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar.

Poashtu burimet bëjnë të ditur se viktimës si pasojë e sulmit fizik i është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here