Objekti aktual i zjarrfikësve në Suharekë do të zëvendësohet me një objekt të ri dhe modern.
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së këtij qyteti, Bali Muharremaj, në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
I pari i qytetit, tha se gjatë ditës së sotme do të nënshkruhet kontrata për këtë projekt mes Komunës dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, investimi total do të jetë 850 mijë euro, ku Komuna do të kontribuojë me 250 mijë euro, ndërsa “Jetimat e Ballkanit” me 600 mijë euro./Klankosova.tv.