Komuna e Suharekës ka nisur tashmë adresimin e venbanimeve, rrugëve me numra zyrtarë.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim komunal, ku thuhet se do vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave.
”Po bëhet adresimi i rrugëve me numra zyrtarë”.
”Komuna e Suharekës, prej sot ka filluar të bëjë vendosjen e numrave zyrtarë nëpër shtëpitë e qytetarëve, rrugëve që janë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave”.
”Sipas statistikave në komunën tonë do të vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave. Të dhënat e çdo vendbanimi do të jenë edhe fizike e po ashtu edhe elektronike”.
Derisa edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj, njoftoi banorët se nga sot e tutje, adresat e tyre posedojnë edhe numra zyrtarë.