Qyteti i Suharekës dhe futbolli i Kosovës është bërë me një klub të ri. Bëhet fjalë për “FC Suhareka”.
Lajmi është dhënë nga trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan Gazeta Express.
“Urime Fc Suhareka klubi ma i ri dhe ma i miri. Rugtim të mirë si i ka hije Suharekes”, ka shkruar Munishi.
Së fundmi është raportuar se biznesmenët e kanë blerë klubin nga Prizreni, FC A&N, të cilit do t’ia ndryshojnë emrin në FC Suhareka.
Klubi prizrenas thuhet se do të fuzionohet dhe kështu klubi suharekas do të mund të vazhdojë garat me emrin e ri në Ligën e Parë.