Suedia bëhet zyrtarisht aleat i Kosovës kundër Rumanisë në CAS

0
265

Federata e Futbollit të Suedisë është bërë zyrtarisht aleat i Kosovës kundër Rumanisë për apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të ndeshjes së humbur në tavolinë 3-0.

Pasi Rumanisë iu dha fitorja në ndeshjen e anuluar kundër Kosovës, Suedia e humbi mundësinë e plasimit në play-off të Kupës së Borës.

Me tre pikët kundër Kosovës, Rumania fitoi divizionin C të Ligës së Kombeve përpara Suedisë. Vendi i parë do të thotë një playoff në Kupën e Botës.

Vendimi i UEFA-s nuk u prit me gëzim nga drejtuesit e kombëtares suedeze. Menaxheri i federatës, Kim Källstrom, shpjegoi për se Suedia do të tentojë të ndikojë në këtë çështje.

“Ne kemi vërejtur se Kosova ka bërë ankesë. Jemi duke e përcjellë këtë çështje dhe jemi në kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës. Mendojmë se ndeshjet duhet të vendosen në fushë”, tha Källstrom në një deklaratë për media.

Arsyeja pse ndeshja u ndërpre ishte se Kosova refuzoi të luante pasi lojtarët dëgjuan thirrjet e Serbisë nga tribuna.

UEFA e konsideroi Kosovën përgjegjëse për pezullimin e ndeshjes, ndërsa e gjobiti Rumaninë për sjelljen raciste dhe të papërshtatshme të tifozëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here