Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

0
128

Ministria e Ekonomisë ka dalë me një reagim lidhur me thirrjen për subvencionim të efiçiencës në shtëpitë individuale, për të cilën kërkohet raport i auditimit nga një ndër Auditorët e Certifikuar të Energjisë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Ministria ka inkuruajuar qytetarët që për çdo dyshim për abuzim me çmime të lajmërohen tek Autoriteti i Konkurrencës dhe Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINTm si dhe Divizionin e Efiçiencës së Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë.

“Në lidhje me këto shqetësime, Ministria e Ekonomisë ka ndarë me të gjithë auditorët sqarimin se ata duhet të respektojnë në përpikëri rregulloren për Sistemin e Ofruesve te Shërbimit Energjetik dhe Kriteret Minimale për Auditim Energjetik 05/2020 si dhe Kodin e Mirësjelljes (https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=28177). Në këtë kontekst, auditorëve të energjisë u është bërë thirrje që të aplikojnë çmim për shërbim që është i arsyeshëm dhe në harmoni më kriteret te cilat janë përcaktuar nga FKEE dhe të mos bëjnë veprime që mund të duken abuzive më këtë proces. Po ashtu, është kërkuar nga Auditorët e Energjisë që të mos anashkalojnë aplikuesit potencial në regjione të caktuara duke marrë për bazë se detyra e tyre është ofrimi i shërbimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim e Ministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here