Stuhi dhe shtrëngata të reja të fuqishme në Ballkan!

0
414

E Premta dhe e Shtuna sjellin valë të reja stuhish të fuqishme dhe intensive që nga veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia veriore. Këto rajone pritet të goditën më së shumti nga stuhitë e reja atmosferike që priten dy ditët e ardhshme.

Ndonjë rrebesh apo stuhi e izoluar mund të përfshijë edhe disa pjesë të Kosovës, megjithatë ne do të jemi nën ndikimin e masave stabile ajrore anticiklonike dhe shumë të nxehta me origjinë nga Afrika veriore.

Shqipëria do të ketë mot plotësisht stabil, të nxehtë dhe me diell.

Këto stuhi të reja do të vijnë pothuajse në rajonet e përafërta ku pati stuhi shumë të fuqishme dhe vdekjeprurëse ditën e kaluar.

Rrezikshmëria është e lartë edhe tani ngase parashihen krijimi i stuhive të fuqishme “superqelizore” që mund të prodhojnë erëra shumë të fuqishme, breshër masiv dhe tornado.

Fati ynë është se këto sisteme shumë të fuqishme nuk do të depërtojnë në territoret tona për shkak të bllokadës anticiklonike, megjithatë nuk përjashtohet mundësi për ndonjë rrebesh ose stuhi të izoluar afatshkurtër në disa vise të Republikës së Kosovës./MeteoBallkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here