Stuhi dhe erëra të fuqishme pritet të godasin vendin të mërkurën dhe të enjten

0
65

Një sistem i presionit të ulët që po zhvendoset nga Italia drejt rajonit tonë do të sjellë mot të paqëndrueshëm gjatë ditëve të mërkurë dhe enjte. Parashikohet mot me vranësira dhe intervale dielli, të shoqëruara lokalisht me rrebeshe shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, shkruan 04 Online.

Në disa zona, stuhitë do të kenë lëvizje më të ngadalshme, gjë që mund të shkaktojë vërshime. Ndërkohë, era pritet të fryjë me intensitet të ndryshueshëm, duke arritur herë pas here deri në 100 km/h, me rrezik për dëme materiale.

Nga e premtja e deri në fundjavë, parashihet stabilizim i motit me diell dhe vranësira, por të dielën mbetet mundësia për reshje të izoluara./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here