Studimi tregon si ndikon mungesa e parave në zemrën tonë

0
294

Një studim i ri ka dhënë një perspektivë të re se si financat mund të ndikojnë në shëndetin tonë, veçanërisht rrezikun e sulmit në zemër.

Statusi socio-ekonomik është një faktor i madh rreziku për shëndetin e dobët.

Njerëzit me disavantazh financiar ka të ngjarë të vuajnë nga diagnozat kronike të tilla si sëmundjet kardiovaskulare.

Në një studim të botuar në “JAMA Cardiology”, studiuesit thonë se ndryshimet në pasuri lidhen me rrezikun e sulmit në zemër – një rritje e pasurisë lidhet me një probabilitet më të ulët të sulmit në zemër, ndërsa një rënie e pasurisë shoqërohet me një më të lartë.

“Pasuria e zvogëluar është një faktor rreziku që mund të ndryshojë gjatë jetës së një personi dhe mund të ndikojë në statusin e shëndetit kardiovaskular të një personi”, tha bashkautori i studimit, Matthias Vedugeneten.

Duke përdorur të dhëna nga Studimi Shëndetësor RAND (HRS) – i cili gjurmonte informacione mbi pasuritë financiare të pjesëmarrësve, duke përfshirë strehimin, kursimet, borxhet dhe të ardhurat – studiuesit ekzaminuan 5.579 të rritur mbi moshën 50-vjeç të cilët nuk kishin probleme me zemrën kur filloi HRS.

Midis janarit 1992-dhjetor 2016, pjesëmarrësit raportuan të gjitha diagnozat e reja shëndetësore që morën. Studiuesit zbuluan se subjektet pasuritë e të cilëve u rritën kishin më pak të ngjarë të zhvillonin sëmundje kardiovaskulare, ndërsa një rënie e pasurisë rrit rrezikun e tyre për sëmundje të zemrës.

“Pasuria e zvogëluar shoqërohet me nivele më të larta stresi, sjellje më pak të shëndetshme dhe më pak kohë të lirë dhe e gjithë kjo shoqërohet me shëndet më të dobët kardiovaskular”, tha një tjetër bashkautor i studimit, Andrej Samarsono.

Megjithëse shumica e kërkimeve përqendrohet në të ardhura, ky hulumtim jep një pamje më të gjerë sesi situata financiare e një personi mund të ndikojë në shëndetin e tij – paga mund të jetë stresi kryesor financiar në jetë, por nuk është i vetmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here