Studimi thotë se ilaçi i ri kundër migrenës del të jetë premtues

0
42

Një ilaç i aprovuar së fundmi për parandalimin e migrenës mund të fillojë të funksionojë menjëherë, sipas një studimi të publikuar më 23 dhjetor 2024, në revistën “Neurology”.

Studimi analizoi ilaçin atogepant, një antagonist i receptorit peptidit të lidhur me gjenin e kalcitoninës (CGRP), i cili merret në formë orale.

“Me shumë ilaçe aktuale për parandalimin e migrenës, duhet kohë për të gjetur dozën e duhur për individin dhe mund të duhen javë apo edhe muaj që ato të jenë më efektive.

“Disa njerëz dorëzohen dhe ndalojnë marrjen e ilaçeve para se të arrijnë në këtë pikë. Për më tepër, shumë njerëz përjetojnë efekte anësore me trajtimet aktuale. Zhvillimi i një ilaçi që funksionon shpejt dhe me efektshmëri është i rëndësishëm”, tha autori i studimit, Dr. Richard B. Lipton, nga Kolegji i Mjekësisë Albert Einstein në Bronx, Nju Jork, dhe Anëtar i Akademisë Amerikane të Neurologjisë, transmeton Gazeta Shneta.

Në studim, njerëzit që merrnin ilaçin atogepant kishin më pak gjasa të përjetonin një migrenë ditën e parë të marrjes së ilaçit, krahasuar me ata që merrnin placebo.

Ata gjithashtu përjetuan më pak episode migrene në javë gjatë katër javëve të para të studimit dhe më pak episode të migrenës gjatë gjithë periudhës së studimit krahasuar me ata që merrnin placebo.

Për këtë studim, studiuesit analizuan të dhënat nga tre prova për sigurinë dhe efektivitetin e ilaçit atogepant gjatë një periudhe prej 12 javësh për të parë se sa shpejt shfaqeshin përmirësimet.

“Migrena është shkaku i dytë kryesor i aftësisë së kufizuar në popullsinë e përgjithshme dhe shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar tek gratë e reja,” tha Dr. Lipton. “Të kesh një trajtim që vepron shpejt dhe me efektivitet plotëson një nevojë të rëndësishme në mjekësi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here