Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm

0
397

Prej kohësh është thënë se 10,000 hapa në ditë është numri magjik që ju nevojitet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, por një studim i ri tregon se edhe më pak se 5,000 mund të jenë të mjaftueshëm për të parë një përfitim.

Analiza e më shumë se 226,000 njerëzve në mbarë botën tregoi se 4,000 hapa në ditë ishin të mjaftueshme për të filluar zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme për çdo shkak.

Pak më shumë se 2300 janë të mjaftueshme për pasur përfitime shëndetësore lidhur me zemrën dhe enët e gjakut.

Sa më shumë të bëni, aq më shumë përfitime shëndetësore shihen, thanë studiuesit.

Çdo 1000 hapa shtesë përtej 4000 ul rrezikun e vdekjes së hershme me 15% deri në 20000 hapa.

Ekipi nga Universiteti Mjekësor i Lodz-it në Poloni dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins në SHBA zbuloi se përfitimet e ecjes zbatoheshin për të gjitha gjinitë dhe moshat, pavarësisht se ku jetonin.

Megjithatë, përfitimet më të mëdha u panë tek moshat nën 60 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here