Studim i ri: Kjo vitaminë redukton depresionin dhe ankthin

0
179

Vitamina B6 duket se ndihmon në reduktimin e ankthit dhe depresionit, sipas një studimi të ri të publikuar në Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental.

Studiuesit në Universitetin e Reading në Angli matën efektin e dozave të larta të vitaminës B6 tek të rinjtë dhe zbuluan se pjesëmarrësit raportuan nivele më të ulëta të ankthit dhe depresionit pas marrjes së suplementit çdo ditë për një muaj.

Sipas Dr David Field, autori kryesor i studimit dhe profesor në Shkollën e Psikologjisë dhe Shkencave Klinike të Gjuhës në Universitetin e Reading, “funksioni i trurit mbështetet në një ekuilibër delikat midis neuroneve ngacmues që mbartin informacion dhe neuroneve frenues, të cilët parandalojnë aktivitetin kolateral”.

Ai shton se “teoritë e fundit i lidhin çrregullimet e humorit dhe sëmundjet e tjera neuropsikiatrike me prishjen e këtij ekuilibri, shpesh në drejtim të rritjes së niveleve të aktivitetit të trurit”.

Ai thotë: Vitamina B6 ndihmon trupin tonë të prodhojë një transmetues kimik specifik që frenon impulset në tru dhe bazuar në studimin tonë kjo ka një efekt qetësues duke kontribuar në uljen e ankthit tek vullnetarët.

Në studim, studiuesit u fokusuan në rolin e mundshëm të B6, i cili dihet se rrit prodhimin e Acidit G-Aminobutyric (GABA), i cili pengon impulset e trurit midis qelizave nervore.

Më shumë se 300 vullnetarë të përzgjedhur rastësisht morën B6 ose B12 në formë suplementi dietik, në 50 herë më shumë se doza e rekomanduar ditore, ose një tabletë Placebo, një herë në ditë për një muaj.

Studiuesit vunë re se B12 kishte pak efekt në krahasim me Placebo, ndërsa B6 kishte një ndryshim statistikisht domethënës.

Nivelet e rritura të GABA (neurotransmetues) në mesin e pjesëmarrësve që kishin marrë suplemente të vitaminës B6, u konfirmuan nga testet e kryera në fund të studimit, gjë që përforcon teorinë se B6 ishte përgjegjëse për reduktimin e ankthit. U zbuluan gjithashtu ndryshime delikate, por të padëmshme në funksionalitetin vizual, në përputhje me nivelet e kontrolluara të aktivitetit të trurit.

“Shumë ushqime, përfshirë tonin, qiqrat dhe shumë fruta e perime janë të pasura me vitaminë B6. Por dozat e larta të administruara në studim, tregojnë se vetëm me një suplement ushqimor mund të arrijmë një efekt pozitiv. Dhe është e rëndësishme të mbani mend se rezultatet janë paraprake dhe se efekti i B6 në ankth është i vogël, krahasuar me mjekimin klasik. Megjithatë, një ndërhyrje ushqyese ka qartësisht më pak efekte anësore sesa ilaçet, gjë që e bën atë më tërheqës për pacientët”, përfundon studimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here