Gjykata Themelore ka mirëpritur studentët e Fakultetit Juridik nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur”, shkruan 04 Online.
Kryetarja Shpresa Emra dhe gjyqtari Sami Gashi i informuan studentët për organizimin, shërbimet dhe misionin e Gjykatës.
Vizita u zhvillua nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari dhe Ass. Milot Krasniqi.
““𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐇𝐚𝐩𝐮𝐫”
𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐤𝐚 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐛𝐢𝐬𝐞𝐝𝐢𝐦 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐉𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤 𝐧𝐠𝐚 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭 “ 𝐔𝐤𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐇𝐨𝐭𝐢”.
Kryetarja Shpresa Emra, dhe Gjyqtari Sami Gashi, kanë njoftuar studentët me organizimin e Gjykatës, shërbimet, qëllimin dhe misionin e Gjykatës.
Studentët të udhëhequr nga Prodekani Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari dhe Ass. Milot Krasniqi. vizituan hapësirat e Gjykatës, dhe nga afër u njoftuan me punën e përditshme të Gjykatës.
Gjykata është e hapur dhe e gatshme që të mirëpret të gjitha vizitat me qëllim të informimit të studentëve, dhe edukimit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, që shfaqin interesim për organizimin dhe punën e Gjykatës.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren./04 Online